Preu dru pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër. Në banesë i gjendet kanabis

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 33-vjeçar në Gjirokastër u arrestua nga policia për prerje të paligjshme të druve në pyje.

I riu me iniciale T.B. nga Çepuna u ndalua nga policia në afërsi të fshatit Zenelaj, duke transportuar me kamionçinë 4 m3 dru të prera pa leje përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore, uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e 33-vjeçarit, ku gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda narkotike, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *