
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një efektiv i policisë rrugore është arrestuar në Turqi pasi është kapur me drogë. Sipas burimeve, mesohet se në pranga ka rënë efektivi Florenc Bicerri.
Ky i fundit pasi ka marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 Tetor ka udhëtuar nga Rinasi drejt Turqisë.
Efektivi ka qenë i shoqëruar me shtetasin Kujtim Çeliku. Çeliku rezulton i dënuar më përpara për vjedhje. Të dy këta persona pasi kanë kaluar pikën kufitare kanë udhëtuar drejt Stambollit.
Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.
Në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet.
Në hetime janë përfshirë edhe Pika Kufitare e Rinasit, kjo për shkak sepse më datën 2 dhe 8 të këtij muaji në Stamboll janë arrestuar dy shtetas turq pasi u kapën me drogë. Këta të fundit ishin nisur nga Rinasi drejt Turqisë, raporton Klan.