‘300 euro dieta’/ Kjo eshte gazetarja qe “hiqej” si dietologe në ‘Brryl’ (Emri+Foto)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu. Gjatë seancës, 41 vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci, kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim dhe veprime që mbulojnë zbulimin e së vërtetës.

41-vjeçarja Balliu, hiqej si dietologe dhe u jepte klientëve të saj dieta të rreme të cilat kushtonin nga 150 euro deri në 300 euro. Policia u vu në lëvizje për arrestimin e Balliut, pasi denoncimeve të disa qytetarëve pasi u sëmurën nga dietat.

Kujtojmë se Silvana Balliu u arrestua më 13 tetor në kuadër të operacionit “Dietologia”. 41-vjeçarja https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Pas verifikimeve të bëra nga Policia në sajë të denoncime të bëra nga qytetarët dhe bërjes publik të rastit në emisionin investigativ “Piranjat” ajo u arrestua nga blutë e kryeqytetit.

Ajo merrte 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *