“Ti je njeri pa…”, gruaja i shkatërron lokalin ish-burrit në Sarandë: Të rrah sepse të dua

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sërish është risjellë në qendër të publikut historinë e Sarandës, atë ku Brandoni dhe ish-bashkëjetuesja e tij vijojnë sherrin me njëri-tjetrin si macja me miun.

Të gjithë e mbani mend në sezonin e kaluar historinë e dashurisë të kthyer tashmë në urrejtje mes tyre, atë të Brendonit dhe Nikoletës, ku sebep i sherrit u bë një person i tretë por edhe lokali.

Edhe pse “Piranjat’ bënë të pamundur vitin e shkuar, Brendoni është ndier sërish i kërcënuar dhe i dhunuar nga ish-bashkëjetuesja e tij Nikoleta, e cila vazhdon ta shantazhojë, kërcënojë por edhe ta dhunojë fizikisht atë.

Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje qoftë dhe institucionale, Brendoni iu drejtua sërish “Piranjave” duke kërkuar ndihmë tek agjentja jonë Ledjona Xheladinaj.

Siç edhe e shihni në videon e mësipërme këtë “sezon të dytë” Nikoleta është bërë edhe më e dhunshme duke thyer gjithçka në lokalin e Brendonit, ndërsa e shan dhe godet dhe atë fizikisht.

Por këtë herë në “lojë” ka hyrë edhe vajza e Nikoletës, e cila kërcënon vazhdimisht Brendonin me burg.

Edhe pse agjentja Ledjona Xheladinaj mundohet të kontaktojë me zonjën Nikoleta dhe ta qetësojë atë është e pamundur.

Tashmë nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim serinë e radhës të kësaj telenovele të titulluar “Të rrah sepse të dua”./Abcnews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *