JiL.al - Jeto i Lumtur

Aeroplani niset nga Belgjika dhe humb komunikimin mbi Shqipëri, avionët grekë ngrihen me urgjencë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aeroplan civil i nisur nga Belgjika ka humbur komunikimin teksa ishte duke fluturuar mbi territorin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë me protagonist aeroplanin e “Ethiopian Airlines” model “Boeing 767”.

“Avherald” raporton se ky aeroplan ka humbur komunikimin me Kontrollin e Trafikut Ajror sapo ka dalë nga hapësira ajrore e Kroacisë. Përgjatë fluturimit mbi Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi dhe Shqipëri, Kontrolli Ajror është munduar të komunikojë vazhdimisht me pilotët, por pa sukses.

Pilotët e aeroplanit nuk ndryshuan trajektore, por vijuan të njëjtin drejtim fluturimi. Megjithatë me të dalë nga Shqipëria, aeroplani është interceptuar nga dy avionë luftarakë grekë, deri në kufi me Egjiptin.

Për fat të mirë aeroplani arriti të ulet pa probleme në destinacion, ndërsa mbetet ende mister se çfarë e shkaktoi shkëputjen e komunikimit për rreth një orë teksa ishte duke fluturuar mbi Ballkanin Perëndimor.

Aeroplani niset nga Belgjika dhe humb komunikimin mbi Shqipëri,
Scroll to Top