
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aeroplan ushtarak i Kremlinit është përplasur në një ndërtesë banimi në Rusi duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri.
Avioni hyri në bllokun e banesave në Yeysk, një qytet turistik në Detin Azov pranë Krimesë.
Aeroplani dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme.
Fotot e pakonfirmuara që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zjarrin që shpërthen nëpër ndërtesë.