JiL.al - Jeto i Lumtur

(VIDEO) 13 viktima mes tyre dhe fëmijë, autoritetet ruse: Përplasja e avionit luftarak, nga një defekt teknik

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Një problem teknik” ka qenë shkaku sipas autoriteteve ruse, i rrëzimit të një avioni bombardues Su-34 në një bllok banimi në Yeysk, një qytet rus në Detin Azov.

Informacioni është bërë i ditur në një raport të Komitetit Hetues të Federatës Ruse, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Tass. Hetuesit po marrin në pyetje pilotët, të cilët arritën të katapultoheshin përpara rrëzimit si dhe stafin e aeroportit për të vlerësuar nëse ishte kryer ndonjë shkelje.

Hetuesit sekuestruan gjithashtu mostra karburanti në aeroportin e nisjes, si dhe dokumente dhe kut

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni ushtarak rus në një ndërtesë banimi pak pasi u ngrit në afërsi të kufirit raportohet se ka shkuar në të paktën 13, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Videoja dhe fotografitë e ngarkuara në mediat sociale të hënën treguan një ndërtesë banimi të përfshirë nga flakët në Yeysk, një port dhe qytet turistik në Rusi që ndodhet në jug të qytetit ukrainas të Mariupolit, përtej Detit Azov.

Avioni-bombardues Su-34 u rrëzua në ndërtesë menjëherë pas ngritjes në bazën ajrore aty pranë Yuzhny, tha në një deklaratë ministria ruse e mbrojtjes. Shkaku i rrëzimit ishte një zjarr i motorit që pengoi avionin të fitonte lartësi.

Avioni, për të cilin ministria tha se ishte në një fluturim stërvitor, po mbante një ngarkesë që shpërtheu pas përplasjes, duke penguar zjarrfikësit të fiknin zjarrin për disa kohë.

Scroll to Top