
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia greke ka shkatërruar një rrjet prostitucioni në qendër të Athinës, i cili drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçar moldav.
Dy të rinjtë, që nuk vepronin vetëm, shfrytëzonin disa gra si prostituta, duke i detyruar që të “prisnin” 50 klientë në ditë, duke i kërcënuar se nëse nuk pranojnë, familja e tyre apo fëmijët do të vuanin pasojat.
Policia ka mësyrë në shtëpinë publike mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjetën brenda saj 2 gra, viktima t shfrytëzimit të këtij grupi.
Sipas hetimeve të policisë, kjo shtëpi publike kishte nisur aktivitetin e saj të paktën që nga viti 2019 kur vajzat e reja erdhën në Greqi me qëllim për një jetë më të mirë.
Po ashtu është zbuluar se ky grup kryenin edhe pastrim parash përmes një dyqani lulesh që https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistronin.
Në pranga kanë rënë 9 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 gra, 2 prej të cilave mbaheshin me zor. Të gjitha gratë janë marrë në mbrojtje dhe u është dhënë dhe trajtim psikologjik