“O Lum nuk do vdesësh o shpirti”/ Dalin momentet e fundit të shqiptarit që u vra në Londër

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lumturi Zeqja u vra mbrëmjen e djeshme në Londër, pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Bashkë me Zeqjan, mbeti i plagosur dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet, teksa ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, kanë dhe pamjet nga momentet e fundit të jetës së shqiptarit.  Siç shihet nga videoja e publikuar nga JOQ, janë dy persona të shtrirë në tokë, ndërsa në vendngjarje janë miqtë e 27-vjeçarit. Ata i japin zemër të përballojë plagët, por ishte e pamundur. Zeqja ndërroi jetë pak minuta pas plagosjes. 

Në video dëgjohen dhe të qara teksa një vajzë thotë “O lum t’i nuk do vdesësh o shpirt.”. Gjithashtu, mes tyre shihen dhe disa vajza, që nuk dihet nëse kanë qenë me djemtë shqiptarë apo jo, por ato vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Policia është njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.

Policia gjeti në vendngjarje shqiptarin e pajetë, ndërsa personi tjetër të plagosur. Autoritetet londineze po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *