JiL.al - Jeto i Lumtur

Berisha: Rama ka preferencë të veçantë për trafikantë dhe të inkriminuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

NJOFTIM PËR SHTYP

Unë vlerësoj shumë përpjekjet e sindikatës tuaj për të mbrojtur interesat tuaja.

U bëj thirrje mjekëve, të frymëzohen nga shembulli juaj. Ju po protestoni të shpëtoni universitetet pasi janë absolutisht në rrënim, shuarje.

Mjafton që të vendosi njëri pas tjetrit të ikni dhe aty do të mbeten vetëm patronazhistët. Po i bëni një shërbim të madh kombit me protestën, një shërbim të madh shoqërisë.

Dy herë më shumë duhet të protestojnë bluzat e bardha.

Isha në Gramsh, e cila me dukej heroinë, me tha se u shërbej 3 njësive dhe ky thotë ka mjekë, Italia nuk ka.

Ftoj mjekët, infermierët, të përmbushur detyrimin e tyre për të shpëtuar sistemin. Në një provë që pati, zuri vendin e 4-të më të keq në botë, në provën e pandemisë, sepse i tillë ishte organizimi që u bë.
Por edhe jashtë pandemisë, Tirana është katandisur në 10 qytetet me shërbimin mjekësor më të papërshtatshëm.

Ka një dekonsideratë totalë për mjekët, pedagogët, studentët. Ka një preferencë absolute për trafikantët, të inkriminuarit, por me përparësi absolute trafikantët të cilët zbatojnë çdo kërkesë të tij në narko-euro.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Scroll to Top