JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ndodh me marrëdhënien mes tyre? Iliri dhe Sabiani surprizojnë me veprimet e fundit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Balerini Ilir Shaqiri dhe Sabiani duket se kanë lënë pas mëritë me njëri-tjetrin.

Ish banorët e Big Brother krijuan një miqësi të ngushtë kur ndodheshin brenda shtëpisë së famshme por gjërat ndryshuan shpejt pasi dolën jashtë dhe raporti miqësor i tyre miqësor u kris.

Por mesa duket raporti mes tyre është përmirësuar së fundmi. Së fundmi, balerini ka publikuar një video ku shfaqet teksa kërcen me vajzën e tij Emily, në festën e saj të ditëlindjes.

Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit. “Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani.

Sigurisht, nuk ka munguar dhe një përgjigje nga Iliri. Kujtojmë që në një intervistë që dha pak javë më parë për “Abc e pasdites”, Iliri tha: “Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe për sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim…

La çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”.

Scroll to Top