
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Shpërthime të shumta janë raportuar pak më parë në qendër të Kievit.
Ambasadorja britanike në Kiev, Melinda Simmons, tha se shpërthimet janë me gjasë sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore në veprim.
“Shpërthime të dëgjuara në Kiev – me gjasë mbrojtja ajrore në veprim. Isha në mbledhje në qytet, kështu që tani jam në një strehë për bomba. Të gjithë këtu kanë nxjerrë një laptop ose telefon dhe kanë vazhduar punën e tyre ose janë duke vazhduar takimet. Qetësi totale”, shkruan ajo në një postim në Twitter.
Zyrtarët ukrainas thonë se një numër njerëzish janë plagosur në sulmet me raketa në Zaporizhzhia gjatë natës. Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në qendër të Kievit pak pas orës 08:00 me orën lokale.
Një ekip i BBC-së, ishte dëshmitar i një prej sulmeve me raketa. Sirenat e sulmit ajror kishin rënë rreth 90 minuta më herët.
Kjo është hera e parë që Kievi goditet dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e më hershme ruse.Presidenti rus Putin do të kryesojë sot një takim të këshillit të tij të sigurisë për të diskutuar shpërthimin në urën e Krimesë.
Sky News ka gjeo-lokalizuar tre shpërthime nga sulmi me dron në qendër të Kievit, harta e të cilave mund të tregojë synimin e Rusisë.Struktura të shumta banimi janë goditur, si dhe një ndërtesë e vogël që është pjesë e stacionit kryesor hekurudhor të qytetit.