
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Është arrestuar në Itali dhe është është ekstraduar drejt vendit tonë ish-mjeku i spitalit në burgun e Peqinit. Bëhet fjalë për shtetasin Eduart Ruçi, 51 vjeç, banues në Durrës.
Autoritetitet njoftojnë se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Në njoftimin e bluve thuhet se Eduart Ruçi, në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2 mijë euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion.
Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, Eduart Ruçi dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.