
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në përgjithësi për atentate me eksploziv në Shqipëri, ku i ka cilësuar shumë të rrezikshme dhe që kanë gjetur një trend të gjerë.
I ftuar në Abc, Karamuço, shprehet se eksplozivi është pushteti i terrorit, pasi shkakton disa dëme njëherësh si material ashtu edhe psikologjik.
“Eksplozivi është pushtet terrori. Eksplozivi hyn në armët e shkatërrimit në masë, janë përdorur në luftë. Perimetri i dëmit që shkakton është më i madh se ai plumbave.
Kemi patur shumë raste që kanë humbur jetën të pafajshëm.
Eksplozivi ka disa elementësi, nxehtësia, vala goditëse, elementët e ngurtë, që me anë të shpërthimit mund të dëmtojnë dhe efektin psikologjik, të traumës, ka patur raste që kanë vdekur nga arresti kardiak”, tha Karamuço.