Pas Gledis Nanos, hakerat nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Pas të dhënave të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e kreut aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) Helidon Bendo.

Bëhet fjalë për të gjitha fotot e Bendos ndër vite, të dhënat e tij personale si atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. 

Po ashtu janë publikuar dhe të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare, qoftë ato tokësore apo edhe nga aeroporti i Rinasit dhe targat e makinave me të cilat ka kaluar..

Në mesazhin e tyre në Telegram, “Homeland Justice” paralajmërojnë se ata do vazhdojnë të publikojnë të dhëna të tjera, përsa kohë nuk i vihet “fre” aktivitetit të MEK në Durrës.

“Për sa kohë që ju nuk mbani një “fre” të ngushtë mbi aktivitetet terroriste të MEK-ut dhe për sa kohë që anëtarët e varfër të MEK-ut nuk “lidhen” në vende të tjera, zbulimet tona do të jenë të vazhdueshme.

Nëse doni ndonjëherë një Shqipëri të sigurt për të mbajtur, i jepni fund jetës së garnizonit të banorëve të Durrësit dhe jepini atyre kënaqësinë e një jete urbane dhe urbane.” thuhet në mesazhin e hakerave.

Pas Gledis Nanos, hakerat nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Në pjesën më të madhe të rasteve ai është identifikuar në pikat e kalimit kufitar me pasaportën diplomatike, por ka edhe raste ku ka dalë me kartën e identitetit.

Helidon Bendo ndodhet në SHBA për një trajnim disamujorsh. Aktualisht SHISH drejtohet nëndrejtori Olian Kanushi, i emëruar në fund të muajit gusht.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *