
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
I riu Lear Kurti, 32 vjec, i cili humbi jeten ne duart e policise se Tiranes, dyshohet se ka vdekur nga overdoza.
Burime nga mjekesia ligjore, thane se autopsia ka konfirmuar se viktima ka gelltitur dy qese me kokaine te cilat i mbante me vete ne momentin kur eshte perballur me policine.
I riu mendohet se e ka kryer kete veprim per ti shpetuar arrestimit nga policia me akuzen e mbajtjes se lendeve narkotike nderkohe qe njihej si perdorues i substancave te tilla.
Burime nga hetimi, thane se në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa cm ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lënden narkotike.
Kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qënë kokainë apo jo.
Gjithashtu ekspertiza shprehet se në stomakun e 30-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tha se: Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë pas interesimit Top Channel mësoi detaje nga ky aksion, sipas të cilit, 32-vjecari Kurti u dërgua me puls të dobët në komisariat. Burimet thanë se pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi. Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit. Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore si dridhje trupi dhe nxjerrje sekrecionesh. Pas mbërritjes në komisariat, ku po ashtu ka kamera, duke pare që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e Traumës ku ka mbërritur me puls të dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jetë.
Spitali i traumes ka mohuar ngjarjen duke theksuars e i riu ka mberritur aty pa puls.