Erdogan pranon ofertën e Putin: I gatshëm të ndërtoj një qendër gazi në Turqi

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti Erdogan mbështet idenë e homologut rus Putin për të ndërtuar një qendër gazi në Turqi.

Një ide të tillë shefi i Kremlinit e propozoi pak ditë më parë.

Sipas tij, çështja bazohet në mundësinë e ndërtimit të një sistemi tjetër gazsjellësi dhe krijimit të një qendre në Turqi e cila do të furnizojë vendet e treta, para së gjithash vendet evropiane, nëse ato janë të interesuara

“Në takimin e fundit, ne ramë dakord me Putin. Dhe ne do të krijojmë një qendër shpërndarjeje te gazit që vjen nga Rusia. Ai ja shpjegoi botës me fjalët e tij duke theksuar se Europa mund të furnizohet me gaz natyral nga Turqia”, u shpreh Erdogan.

Sipas liderit turk, qendra planifikohet të ndërtohet sa më shpejt. Vendi më i përshtatshëm është rajoni i Trakës në pjesën europiane të Turqisë, ku shtrihet një degë e gazsjellësit ‘Turkish strem’.

Kreu i Gazprom, Alexei Miller nuk përjashtoi mundësinë që të gjitha vëllimet e humbura të transferohen në qendrën turke, sasi e dërguar më parë në Evropë përmes tubacioneve të sistemit Nord Stream.

Në të njëjtën kohë, vëzhguesit vërejnë se problemi kryesor me këtë projekt është mungesa e garancisë për pjesëmarrjen e blerësve evropianë pasi refuzojnë gazin rus. Më herët Ankaraja dhe Stambolli u vizituan nga Ndihmës Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Elizabeth Rosenberg.

Delegacioni amerikan ka diskutuar me homologët turq respektimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar të bindë Ankaranë që të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Moskës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *