VIDEO/ Ndihmonte emigrantët të kalonin me gomone, kjo është 31-vjeçarja shqiptare që u kap në Britaninë e Madhe

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një grua shqiptare që besohet se është përgjegjëse për të ndihmuar në transportin e emigrantëve në Britaninë e Madhe me gomone është arrestuar në një hetim të Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Së fundmi mediat britanike kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit, ku e reja shqiptare, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, tenton të fshehë fytyrën nga kamerat.

Ky është operacioni i tretë i madh i ngjashëm i kryer javët e fundit ku përfshihen persona të kësaj kombësie në trafikim njerëzor, njëri prej tyre i kryer në Bilbao dhe Santander dhe të gjithë me të njëjtin destinacion në Ishujt Britanikë.

Arrestimi i fundit nga NCA u bë në Oxfordshire. E dyshuara 31-vjeçare u arrestua mëngjesin e 19 tetorit , në një adresë në Banbury, e dyshuar për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, për çka është ndaluar për t’u marrë në pyetje.

ë dhënat zyrtare të Autoriteteve Britanike tregojnë se rreth 4729 shqiptarë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin e tyre dhe janë regjistruar si azilkërkues gjatë periudhës janar-qershor 2022.

“Monitor” përpunoi të dhënat zyrtare mbi emigracionin e paligjshëm nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar dhe Observatori i Emigracionit.

Nga totali i emigrantëve shqiptarë, 2165 persona kishin hyrë në vend me gomone (varka të vogla). Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët u renditën të parët për nga numri i madh që hynë në Britaninë e Madhe duke rrezikuar jetën (shihe tabelën bashkëngjitur).

“Numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të fundit prill – qershor 2022. Përpara kësaj periudhe, shqiptarët zakonisht nuk përdornin varka të vogla. Ka pasur 2,165 mbërritje midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë (janar deri në qershor 2021)”, ka raportuar Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Emigrantët që hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone regjistrohen menjëherë si azilkërkues për shkak se kanë rrezikuar seriozisht jetën duke udhëtuar në këtë mënyrë.

Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë  si Afganistani, Irani dhe Iraku. Madje edhe ukrainasit që janë në luftë nuk e kanë marrë nisma të tilla.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe që nga viti 2011 ka arritur në mbi 30 mijë persona. Por numri real i emigrantëve shqiptarë në Britani është më e i madh pasi deri më 2021 ata janë futur në rrugë tokësore me kamion dhe shumica nuk kanë kërkuar azil për shkak të shanseve të ulëta për ta përfituar atë dhe frikës se nëse deklaroheshin do të depërtoheshin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *