EMRI+FOTO/ Aksident tragjik, vdes 20-vjeçari shqiptar në Greqi

Jil
Jil
1 Min Read

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e sotme në një aksident automobilistik në Greqi. Viktima është 20-vjeçari Klajdi Kraja.

Ai ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur u përplas me dy makina në autostradën e vjetër kombëtare, Patras – Pirgos, konkretisht në lartësinë e Alisos.

Përplasja rezultoi fatale për të riun shqiptar, i cili ndërroi jetë në vend. Të plagosur mbetën edhe dy persona që udhëtonin me makinat.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00 të ditës së sotme. Policia Rrugore e Patrës po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *