JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Vdekja e 32-vjeçarit në Komisariat, pezullohen nga puna dy policë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Dy policët që shoqëruan në komisariat 32-vjeçarin Lear Kurti, i cili vdiq në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë janë pezulluar nga puna.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë në orët e vona të së mërkurës, kur një i ri ndërroi jetë në ambientet e spitalit të Traumës, pasi ishte shoqëruar më herët në komisariat.

Laer Kurti nuk i ishte përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar e për t’i kontrolluar dokumentet dhe ishte larguar me vrap.

Pas ndjekjes, ai u ndalua në rrugën “Don Bosko” dhe u shoqërua për në Komisariatin Nr. 3.

Gjatë shoqërimit i riu është ndejrë keq dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur. Më pas ai është shoqëruar drejt spitalit të Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit, ndërsa pritet ekspertiza për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

“Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit.

Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njoftoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. /abcnews

Scroll to Top