Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj, zbulojeni tani

Jil
Jil
2 Min Read

Gjaku është i ndarë në katër grupe, në bazë të ekzistimit të proteinave të caktuara në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve).

Ekzistojnë grupet e gjakut A, B, AB dhe O. Sistemi ABO i grupeve të gjakut përcaktohet nga gjeni, i cili ka tre kategori të ndryshme: A, B dhe O.

Këta tre nëngrupe mund të kombinohen në gjashtë forma të mundshme, duke përcaktuar gjashtë gjenotipe të ndryshme.

Grupet e gjakut A dhe B janë dominuese në raport me grupin O të gjakut, ndërsa ndërmjet vete janë kodominuese.

Personat të cilët kanë gjenotipet AA ose AO kanë grupin e gjakut A, sepse në sipërfaqen e eritrociteve të tyre gjendet antigjeni A.

Ngjashëm është edhe te personat me grupin e gjakut B (gjenotipet BB dhe BO), te këta në sipërfaqe të eritrociteve gjendet antigjeni B.

Në rastet kur në sipërfaqe të eritrociteve gjenden në çift me kromozome homologe antigjenet A dhe B (gjenotipi AB), atëherë personi i caktuar do të ketë të dy antigjenet, A dhe B, kështu që grupi i tij i gjakut do të jetë AB.

Personat me grupin e gjakut O (gjenotipi OO) nuk përmbajnë asnjërin nga antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Personi me grupin e gjakut O nuk mund të pranojë gjak nga grupet A, B dhe AB, ndërsa bartësi i grupit të gjakut AB nuk mund t’u japë gjak grupeve A, B dhe O.

Kështu, për grupin O të gjakut thuhet se është dhënës universal (sepse personat me cilindo grup të gjakut mund të pranojnë gjak nga grupi O), ndërsa për grupin AB thuhet se është marrës universal (pasi personi që ka këtë grup të gjakut mund të pranojë gjak nga të gjitha grupet tjera të gjakut). 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *