Humbi jetën gjatë një sherri në Londër, zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, teksa mbronte mikun e tij gjatë një grindjeje, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me zbulimin e detajeve të reja.

Lumturi Zeqja, 27 vjeç, vdiq në sy të miqve të tij pas një përleshjeje në Church Lane, Leytonstone në orën 23:00 të së dielës.

Pamjet tronditëse që u publikuan, duken miqtë e tij teksa i luten të mos vdiste dhe “të vazhdonte të merrte frymë” ndërsa ai ishte shtrirë në

Kushërira e tij Violet Uka tha për The Standard: Ai jeton në Londër prej 13 vitesh. Ai ishte një punëtor i palodhur. Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe e vranë.

Ai është një njeri i guximshëm dhe i mirë se ndërhyri për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka lënë të gjithëve të mjerë. Na e mori Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar. Në spital po merr mjekim një 20-vjeçar i plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Inspektori i detektivit Adam Callaghan deklaroi se hetimet po vazhdojnë për ta gjetur sa më shpejt autorin e kësaj vrasjeje.

“Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”, tha Callaghan.

Inspektori i detektivit Adam Callaghan tha: Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij.

Kushdo që ka informacion i kërkohet të telefonojë policinë përmes numri 101

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *