(Detajet) Me plagë në bark shkoi vetë me makinë në spital, policia identifikon autorin në Sarandë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Një 35-vjeçar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë ndërsa mësohet se bëhet fjalë për Besmir Uka, 35-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë ndërsa Uka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka marrë goditje në bark.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur një sherri në një lokal në lagjen Nr.3 qytetit. Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes,” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010.

Po ashtu, gjatë kohës që ndodhej në burg, 35-vjeçari është proceduar penalisht pasi u denoncua nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.  Uka ka precedentë penalë për “dhunë në familje,  “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se Uka ka shkuar në spital në mesnatë i goditur me thikë në bark, teksa e ka drejtuar vetë makinën, i shoqëruar nga një vajzë.

“Në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,njofton policia

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *