522 mijë euro të padeklaruara, pronari i autobusit refuzon të bashkëpunojë me policinë

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

U kapen 522 mije euro te padeklaruara, pronari i autobusit Elidon Cela nga lushnja ka “kycur” gojen.

Mesohet se Cela nuk ka pranuar te bashkepunoj me policine per te zbuluar orgjinen e eurove te gjetura te padeklaruara ne autobusin e tij qe vinte nga italia dhe bene linjen Padova -Shqiperi. Ne keto kushte, policia eshte e bindur se sasia e eurove u perkete grupeve kriminale qe veprojne ne zonen e Padovas.

500 mijë euro të padeklaruara që ishin fshehur në tavanin e një autobusi nga Bari në Shqipëri, janë sekuestruar në portin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se është ndaluar pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela, i cili po merret në pyetje.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që kompania e transportit që ka në pronësi Elidon Çela, bëhet objekt shkeljesh të ligjit. Mësohet se edhe më herët kompania është futur nën hetim nga policia dhe janë zbuluar shumë parash, gjithsesi në sasi më të vogël se shuma e kapur sot.

Për këtë shkak kompania është mbajtur nën vëzhgim për shkak të riskut të lartë dhe kështu policia ka mundur të bëjë gjetjen me anë të skanerit të parave të fshehura në pjesën e sipërme të autobusit.

Njoftimi paraprak i Policisë 

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *