
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Vjedhja e një dyqani përfundoi në shpërndarjen e parave në një autostradë në Kili.
Sipas mediave lokale, hajdutët vodhën 10 milionë pesos kilian (10.300 dollarë), por gjatë ndjekjes nga policia, cantën e hodhën në rrugë, ku u përhapën paratë.
Qëllimi duket se ishte të shpërqendronin policinë, por kishte disa makina që ishin vënë në ndjekje të tyre. Pasi paratë u mblodhën nga policia, 6 persona ranë në pranga.
Ndërkohë pronari i dyqanit nuk pësoi dëmtime gjatë vjedhjes së parave.
Nderkohe ne Hong Kong nje ngjarje e ngjashme ka ndodhur.
A besoni se paratë mund të bien nga qielli? Nëse jo ndrysho mendje, sepse ka ndodhur vërtetë. Një video nga Hong-Kongu po qarkullon kudo në mediat sociale, bëhet fjalë për një lagje të varfër atje dhe banorët u befasuan pasi filluan të binin para nga maja e një ndërtese. Rreth 25 mijë euro të prera në kartëmonedha dhjetëshe fluturuan dhe njerëzit u grumbulluan duke mbledhur paratë.
Mendohet se paratë nga qielli i hodhi Wong Ching-Kit, i njohur si “Coin Young Master”, i cili është pronar i Epoch Cryptorrency, dhe përmes një faqe në Facebook promovon investimet dixhitale në valutë.
“Unë doja qe njerëzit të kuptonin më mirë çdo të thotë Bitkoin” citohet të ketë thënë Uong në një video të postuar në internet, ku shton: “Doja të isha si Robin Hood”. Por pavarësisht nismës me qëllim të mirë Wong Çing Kit, 24 vjeç u arrestua nga policia për prishje të rendit publik