Do të ekzekutonin biznesmenin e njohur në Elbasan, lihen në burg Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. 

Rigers Spahiu akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”,  pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh. Kujtojmë se më herët ishte arrestuar Xhafer Deliu.

Gjithashtu më tej gazetarja Lala bën me dije se në telefonin e Deliut janë gjetur fotot të Elton Kiles, biznesmenit që më herët kishte marrë porosi nga Nuredin Dumani për ta vrarë.

Po ashtu në telefonin e tij u gjet edhe fotoja e Abedin Mamës (Dine Camit).

Kujtojmë se Dine Cami është në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë. Rigers Spahiu, vëllai i Ardit alias Arjan Spahiut që u vra në Belgjikë është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit.

Një arsenal masiv armësh dhe lëndë eksplozive u gjeten në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë së Elbasanit, arsenali i armëve është gjetur në banesën e Luis Gaxhit.

Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:

4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
3 pistoleta me silenciatorë;
2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
Kapsolla detonatore;
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
4 aparate celulare;
Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Policia ka mundur që të arrestojë Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë. Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në pranga ka rënë edhe Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *