
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në muajin Shtator 2022 numërohen 89 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin Shtator 2021. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 15,2 %.
Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 134 persona nga 141 që ishte në muajin Shtator 2021.
Aksidentet rrugore, në 85,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 24,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 37,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në nëntëmujorin e vitit 2022, numërohen 884 aksidente rrugore nga 1.024 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 13,7 %.
Numri i të aksidentuarve është 1.257 persona nga 1.391 persona të aksidentuar në nëntëmujorin e vitit 2021.
Aksidentet rrugore, në 12,7 % të rasteve, në nëntëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,0 %.