FIER/ Kush e spiunoi? 31-vjeçarja kapet “mat” me armë dhe drogë në shtëpi

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 31-vjeçar nga Radostina e Fierit ka rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet kanabis.

Gjatë operacionit policor të koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier janë sekuestruar doza kanabisi dhe një thikë e një përforcuesh grushti.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 33 doza me cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *