
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi u kap me një sasi të konsderueshme droge në banesën e tij, transmetojnë mediat spanjolle.
Autoritetet spanjolle kapën një plantacion marijuanë në Sudanell, ku gjetën 583 bimë dhe arrestuan shqiptarin që jetonte në këtë shtëpi.
Ai u arrestua ndërsa hetuesit mësuan disa javë më parë se shtëpia e vendosur në Calle Sant Pere shërbente si plantacion për kultivimin e marjiuanës.
Në banesë u sekuestruan përveç bimëve të kanabisit edhe mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi.
Dyshohet se instalimet elektrike të lidhura në mënyrë për të kultivuar kanabisin në këtë plantacion mund të jenë të lidhura më plantacione të tjera, ndërsa raportohet se shqiptari i arrestuar u la i lirë ditën e djeshme pas daljes së tij në gjykatë.