“E dhunuan barbarisht…”, flet miku i Lear Kurtit: Çfarë më tha Ardi Veliu

Jil
Jil
2 Min Read

Miku i Lear Kurtit, 32-vjeçarit që gjeti vdekjen në duart e policisë së Tiranës, ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së të riut.

Duke folur për “Piranjat”, miku i Learit tregon se në momentin ku ka parë policët duke  e dhunuar, ka ndërhyrë duke u thënë se ai vuan nga epilepsia. Pretendimet e tij se policia e ka dhunuar barbarisht miku i viktimës i ka bërë edhe para hetuesve.

Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë pasur lëkundje.

Apo nëse kam parë dhunë në makinë? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa” tregon ai.

“Ka qenë Ardi Veliu, më ka pyetur edhe Prokurori. Më kanë marrë shumë veta në pyetje unë i qëndroj këtij versioni.

Këta kanë nxjerrë versionet e tyre. Jo ka vdekur nga mbidoza, nuk ka lidhej fare.

Këta turp të kenë. Policët që kanë thënë atë natë duhet të bëhen burra dhe të thonë “Po ne u acaruam se na iku”. Të thonë të vërtetën.

Leari ka ndërruar jetë nga torturat e këtyre dhe nuk e kanë kuptuar që djali ka pasur sëmundje.

Sapo e ka marrë vesh edhe vetë ai. Se kanë kuptuar se pse ka qenë e axhituar dhe djali dha shpirt.”/Nga emisioni “Piranjat”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *