“Alo, e qëllova dhe e mbulova me batanije”, telefonata qe “tradhtoi” shqiptarin pasi vrau gruan

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

thikë dhe u arratis.

Avni Meçje qëlloi gruan rumune me të cilën ishte martuar Alexandra Elena Mocanu ishte 35 vjeçe disa herë me thikë duke e lënë të vdekur.

Ai telefonoi vëllanë duke i treguar krimin dhe se po ikte drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar policisë. Më pas ishte vëllai i autorit që njoftoi policinë për ngjarjen.

Kur policia shkoi në apartament e gjeti gruan të mbuluar me një batanije. Viktima punonte si banakiere në një restorant. Çifti kishte disa vite martesë që përfundoi në tragjedi për rumunen.

Ai është larguar me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e gruas. Një arratisje në jug, drejt Veronës, ku Meçja ka të afërm. Dhe pikërisht këtyre anëtarëve të familjes ai dyshohet se u tha se ishte në arrati dhe ishte në kërkim.

Ata të shqetësuar më pas do të kontaktonin forcat e policisë duke shprehur frikën dhe duke kërkuar që të bëheshin kontrolle në banesën ku banonte çifti.

Përveç kësaj, burri ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje. Një hipotezë hetimore është se burri (në foto këtu së bashku me viktimën) është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri.

Në banesën e Viale Trieste ka ndërhyrë edhe ekspertët shkencorë dhe prokurorja Claudia Andres, e cila koordinon hetimet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *