Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, vazhdon të jetë një personazh shumë aktiv në rrjete sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, e madje në disa raste bëhet nostalgjike edhe me të kaluarën.
Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi derisa fillimisht ndau disa fotografi me fëmijët, e më pas një fotosesion të vetes.
Ky set fotografik i ish-aktores së “O sa mirë” u realizua në Turqi rreth 16 vite më parën, në moshën 21-vjeçare.
“Kanë kaluar 16 vite nga ky fotosesion në Turqi. Vetëm familjarët dhe disa prej miqve të mi i mbajnë mend këto fotografi dhe Arjolën 21-vjeçare. Më merr malli shumë për atë Arjolën e dikurshme sepse vitet rrjedhin lume dhe do doja të kisha të njëjtën freski dhe energji të asaj moshe, por e di që dëshira më e madhe ka qenë të jem nënë
“Pas dy muajve nga këto fotografi kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Helgën time të bukur edhe kur shoh fotot e vjetra ndihem shumë krenare për vajzën që isha”, vazhdoi Demiri.
Ish-banorja e Big Brother VIP u martua në moshë të re dhe nga ajo marrëdhënie ka tre fëmijë.