“Mbulimi i ngjarjeve është veprim kriminal”, kërkohet hetim për Ardi Veliun për vdekjen e Lear Kurtit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit në komisariat ka sjellë reagime të shumta dhe ka ngritur sërish dyshime ndaj Policisë së Shtetit.

Për këtë ngjarje ka folur edhe deputeti demokrat Ervin Saianji, i ftuar në “Radar Informativ”.

Salianji tha se duhet të fillojnë hetimet për Ardi veliun, i cili disa herë ka tentuar të mbulojnë ngjarjet që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar.

Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits.

Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike.

Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *