Projekti i fundit i moderatores Alketa Vejsiu është moderimi i “Dance Albania”.
Gjatë këtij sezoni, moderatorja është “akuzuar” disa herë nga shikuesit për mënyrën si i trajton në skenë konkurrentët, të cilët janë figura të njohura publike.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjatë puntatës së mbrëmshme, që përkoi me natën e 6-të të “Dance Albania”, teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qëndrore.
Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë “zakon” të saj siç e konsideroi ajo. Alketa ndër të tjera u shpreh se shikuesit çuditën me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.
“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh Alketa.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme garës së kërcimit iu shtuan edhe dy konkurrentë të rinj, Melisa Lleshi dhe Visjan Ukcenaj.Ndërsa në fund të garës në sfidë me Meridianin, nga gara u largua Andi Lila.
Po ashtu përmes një postimi në Instastory, Alketa ka treguar se me Arbanën nuk ka miqësi, por e respekton punën e saj, veçanërisht për faktin se është vajzë në një ambient të vështirë si industria e medias.
“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh. Kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Edhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në këtë mjedis të vështirë siç është industria e mediave ja dalin që të mbijetojnë dhe të bëjnë sukses”, u shpreh Vejsiu.www.jetoilumtur.al