Panik në Londër, të shtëna me armë zjarri , dy viktima dhe një i plagosur, çfarë ka ndodhur?

Jil
Jil
2 Min Read

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë, pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në lindje të Londrës.

Mediet vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Henley Road në Ilford.

Një nga viktimat 20 vjeç ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ndërroi jetë në spital. Ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia Metropolitane e Londrës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Aktualisht nuk është bërë asnjë arrestim.

Qindra persona u evakuuan në rrugën më të famshme tregtare në Londër pasditen e sotme, pas alarmit të dhënë për të shtëna armësh në këtë zonë. Për shkak të ditës së uljeve të mëdha të çmimeve, kjo zonë ishte mjaft e populluar nga qytetarë që bënin blerje të ndryshme.

Mediat britanike raportuan se qytetarë të shumtë u pane të largoheshin në panik dhe duke bërtitur pas alarmit për të shtëna me armë zjarri. Por pas një kontrolli të imtësishëm të zonës, policia britanike deklaroi se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe as të dyshuar.

Pasi mbërritën në vendngjarje, agjentët e trajtuan rastin si një ngjarje që lidhet me terrorizmin. Por më pas gjithçka u sqarua. Tashmë zona është hapur për kalimtarët. Megjithatë, aty vazhdon të ketë prezencë të lartë të forcave policore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *