Si TikTok-u po ua ngatërron botën fëmijëve?

Jil
Jil
4 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rrjeti social TikTok  sa vjen e bëhet më i përdorur nga fëmijët e moshave të ndryshme. Përdorimi i këtij rrjeti është një fenomen shqetësues pasi që po ndikon në botën e fëmijëve.

Për portalin rtv21.tv psikologu shkollor, Enis Zuka thotë se në aspektin psikologjik përdorim i TikTok-ut fëmijëve u shkakton ngarkesë të jashtëzakonshme të trurit me informacione të ndryshme, dhe në masën më të madhe me informacione iluzioniste që nuk kanë të bëjnë me realitetin.

Sipas psikologut, nga ajo që po ofron TikTok-u  fëmijët po e krijojnë një botë që nuk përkon me realitetin e botës reale ku jetojnë.

“Bota po ndryshon, bashkë me të edhe mënyra se si jetojmë, veprojmë, dhe ku e kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Padyshim që kjo i ka afektuar edhe fëmijët, në fakt në masën më të madhe ata. Teknologjia është elementi qe po bëhet kyç në jetën tonë. TikTok dhe rrjetet e ngjashme sociale e kanë pushtuar totalisht tregun. Ndikimet nuk janë gjithmonë pozitive.Në fakt ne po shohim çdo ditë e më shumë shtete të ndryshme që po i marrin masat kundër Tik Tok. Efektet janë të llojllojshme. Në aspektin psikologjik kjo shkakton ngarkesë të jashtëzakonshme të trurit me informacione të ndryshme, dhe në masën më të madhe me informacione iluzioniste qe nuk kanë të bëjnë me realitetin. Nga praktika e punës sonë së përditshme vërejmë se fëmijët nga ajo që po i ofron Tik Tok po bëhen çdo ditë e më shumë të prirur për të përjetuar regres në aspektin e përqendrimit, motivimit, dhe interaktivitetit. Kjo për shkak që ata nga TikTok po e krijojnë një botë ideale për ta që nuk përkon me realitetin e botës reale ku jetojnë”, ka thënë Zuka.

Por, cilat janë pasojat nga përdorimi i tepërt i teknologjisë nga ana e fëmijëve?

Për këtë psikologu ka thënë se përdorimi i vazhdueshëm i teknologjisë tek fëmijët sjell pasoja si: ulja e vetbesimit, mungesa e ndërveprimit social, dhe në rastet e tjera edhe imitime të videove të ndryshme me karakter frikësues që janë mimikrim i një gjendje emocionale që mund të sjell agresivitet, ose edhe përjetim të stresit e deri tek ankthet e ndryshme.

Imazhet e ndryshme që shfaqen në rrjetet sociale e me theks të veçantë në TikTok të miturit e kanë problem ta kuptojnë se nuk janë reale.

Për portalin rtv21.tv psikologu, Enis Zuka tha se në këto raste prindërit, kujdestarët apo mësuesi duhet tu sqarojnë fëmijëve se çfarë do të thotë interpretimi i një mesazhi përmes platformave digjitale.

“Në momentin kur prindërit, kujdestarët apo mësuesit i sqarojnë fëmijëve se çfarë do të thotë interpretimi i një mesazhi përmes platformave digjitale, procesimi i informatave përmes neurove tona, përfitimi ekonomik, tërheqja e vëmendjes se fëmijëve për shikueshmëri më të madhe, lloji i informacioneve që shpërndahet, rëndësia që lajmi të jetë i vërtet, atëherë kur fokusi kthehet në këto pika , fëmijët arrijnë të kuptojnë se ajo që janë duke shikuar është realizuar për arsyeje nga më të ndryshmet. Përpos kësaj ,në bazë të tërë këtyre pikave zhvillohet dhe mendimi kritik dhe analitik tek fëmijët. tha Enisi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *