E FUNDIT/ Vëllezërit shqiptarë vrasin me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi, i plagosin djalin me thikë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë që përfundoi me vdekjen e një 53-vjeçari  ka ndodhur në zonën e Kasandrës, në Halkidiki.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten, 20 tetor kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një grindje me të, djalin e tij 24 vjeç dhe vajzën 18 vjeçare.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë 24-vjeçarin dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Kur 53-vjeçari u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Qendrën Shëndetësore Kassandra, tashmë ishte vonë dhe u konstatua i vdekur.

Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *