
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Është arrestuar në Turqi, një ndër emrat më të njohur të krimit në Shkodër, Ibrahim Lici.
Ai ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në maj të vitit 2021 si dhe për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019.
Arrestimi i tij nga autoritetet turke mësohet se është bërë me 19 tetor 2022.
Ai kishte hyrë në shtetin turk më 24 korrik të vitit 2021.