Detaje nga krimi që shkundi Shkodrën/ “Qofsh i xhenetit”, lokalizohet vrasësi i Endri Mustafait, ja ku po fshihet

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

29-vjeçari Ibrahim Lici, autori i dyshuar i ekzekutimit të Endri Mustafës majin e vitit të kaluar, është lokalizuar në Turqi.

Mësohet se Lici po fshihet në shtetin turk, ndërsa autoritetet e dy vendeve po bashkëpunojnë për kapjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 maj 2021 në Shkodër, ku përveç 29-vjeçarit Lici, i përfshirë në krim ishte dhe 15-vjeçari Ergys Malja.

Në dëshminë e dhënë në polici adoleshenti ka zbardhur detaje rreth mbrëmjes së vrasjes së Endri Mustafës, ku tregoi se viktima iu lut Ibrahim Licit që të mos e vriste, por ky i fundit e qëlloi duke i thënë “qofsh i xhenetit”.

“Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali, si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur në Livadhe.

Pasi janë takuar pas banesës së Endrit, janë nisur në këmbë drejt livadhit, duke kaluar rrugën e Bypassi-it dhe pasi kanë shkuar diku afër livadhit të Endri Mustafës, janë kthyer djathtas për të dalë në një vend tjetër të quajtur ‘Gropat e eskavatorit’, ku Ergysi i kishte thënë se ka “hashashin”.

Aty i ka dalë para Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endri Mustafën, i cili është shtrirë në tokë duke i thënë “aman mos më vrit pash Zotin, se kam fëmijë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *