Të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit, plagosen dy persona, dyshimet e para

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se me këtë rast dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, derisa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë ekzaminimet. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit..

Të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor derisa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *