Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
I ftuar në një intervistë televizive, teksa fliste për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani tha se Policia e Shtetit ndihet zot për jetën e çdo njeriu.
Më tej ai u shpreh i bindur se i riu Lear Kurti është vrarë nga Policia e Shtetit dhe për këtë s’ka asnjë dyshim.
“Jeta e çdo njeriu sot varet nga humori i policisë. Klima është njësoj, presioni njësoj. Merre fute brenda, me gjuhë të ashpër, me egërsi me njerëz të thjeshtë.
Të njëjtët policë, para një krimineli sillen si legena. Kjo është ajo që po përjetojmë çdo ditë. Më e keqja është që s’kemi fuqi të reagojmë
S’ka emër tjetër kjo, e vrau policia. Ta vërtisin si të duan Kodin Penal. Ai është i vrarë nga policia dhe pikë. Zë gënjeshtra gënjeshtrën.
Kjo është histori e përsëritur dhe ndodh sa herë gjendet një personazh vërdallë, Ardi Veliu.
Sa herë është Ardi Veliu i lidhur me policinë ka të tilla ngjarjesh, ngjarje të rënda dhe raste kur policia fsheh krimet”, tha Manjani.