E FUNDIT/ Dhjetëra steka me cigare kontrabandë, policia arreston 44-vjeçarin, ja ku i kishte fshehur

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Arrestohet në flagrancë nga policia e Vlorës një 44-vjeçar i cili kishte fshehur nën dyshemenë e rimorkios së kamionit, dhjetëra steka me cigare, me qëllim kontrabandimin e tyre.

NJOFTIMI

“Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion me drejtues shtetasin B. R..

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, nën dyshemenë e rimorkios, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *