Deputeti i njohur i PD-së e konfirmon: Jam gati të lë mandatin dhe të garojë përballë Erion Veliajt

Jil
Jil
1 Min Read

Deputeti Belind Këlliçi do të dorëzojë mesditën e së enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së.

Në një bisedë me gazetarin Juxhin Mustafaraj, Këlliçi u shpreh se është gati të lërë mandatin e deputetit dhe të garojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Procesi i primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përmbyllet brenda muajit nëntor, në mënyrë që të evidentojnë kandidatët më shpejt

Ndërsa për bashkitë e tjera, primaret do të mbahen në 4 dhjetor.

Ndërkohë, sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta firmosën marrëveshjen për bashkëpunim mes dy forcave politike për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *