Pas publikimit të rifillimit te sezonit të ri të BBV Albania, reagon ashpër këngëtarja e njohur Filloreta Raçi-Fifi. Këngëtarja shprehet se nuk është mirë pasi pa kë të publikim, ku në video ishte momenti kur asaj i kishte rënë të fikët.
Fifi në atë shtëpi jetoi për më shumë se 50-ditë, por e vetmja skenë qe ajo nuk ishte mirë, u mbajt mend nga produksoni i Top Channelit.
Fifi e revoltuar nga Top Channel, me pretendimin se ata po i ulin autoritetin shfaqet e shqetësuar në Instagram.
Fifi drejtohet: “Më keni vra për audiencë ”.
“Në atë shtëpi, unë kam qeshur, kam luajtur, kam kënduar, kam vjedhur aparatet e kafeve, i kam lënë pa kafe, madje i kam trembur njerëzit edhe me punën e shkopit. Përvec këtyre, unë edhe kam shkruar brenda dhe ajo këngë është himn sot. Besoj e dini cila këngë është”, tha Fifi ndër të tjera.
Më tej, Fifi ka thënë: “Pse vazhdoni me nxjerr gjëra që të më nxirrni mua keq? A kaq shumë jeni kënaqur që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njeri, si artiste apo si imazh? Mos me e lën me qenë e lumtur?”.
“Faleminderit shumë Top Channel! Shumë faleminderit për cdo gje.Faleminderit që po ma shkatërroni jetën dhe po keni qejf me vazhdu me ma shkatërru jetën”, përfundoi Fifi gjatë fjalës së saj.