Zbardhen emrat/ Pas zyrtarizimit të Këlliçit në Tiranë, kush pritet të jenë kandidatët në Durrës dhe Elbasan

Jil
Jil
8 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në vijim të udhëzimit të datës 24 tetor ku u hap procesi i primareve në Tiranë, Elbasan e Durrës, ditën e djeshme selia qendrore e PD-së shpërndau edhe udhëzimin e radhës ku caktohej data e fundit që kishin në dispozicion kandidatët për të dorëzuar formularët e kandidimit për primare.

Sipas dokumentit, deri më datë 6 nëntor ora 20:00 çdokush duhet të ketë dorëzuar dokumentet në selinë qendrore. Pra, të gjithë ata që duan të marrin pjesë në garë kanë afërsisht 10 ditë kohë për të plotësuar dokumentet.

Ndërkohë që në Tiranë dihen tashmë që do jenë pjesë e primareve deputeti Këlliçi, aktori i humorit Juljan Deda e Gerti Bogdani, në Durrës mësohet se një nga kandidatët potencial për t’u futur në primare është kryetari i degës dhe ish-deputeti i PD-së, Igli Cara

Ndërkohë, në Elbasan janë dy persona të cilët përflitet më së shumti për të marrë pjesë në garën e primareve fillimisht dhe fituesi përballë kandidatit të PS-së. Bëhet fjalë për Blendi Himçin dhe Aurel Bylykbashin. Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka dorëzuar kandidaturën.

Belind Këlliçi shpall kandidaturën për primare

Deputeti i Partisë Demokratike, ishkryetari i Forumit Rinor të Demokratëve në Shqipëri, Belind Këlliçi, shpalli dje zyrtarisht kandidaturën e tij në primare për të garuar më pas përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Këlliçi theksoi që në krye të herës se ai beson te gara dhe merr përsipër atë pavarësish çdo kostoje, por para se të dalë përball kundërshtarit politik ai tha se kërkon mbështetjen e demokratëve në Primare.

“Unë kandidoj në këto primare për të zgjedhurit vendorë, pasi besoj se për të https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruar Tiranën duhet të fitosh si fillim besimin e forcës politike ku aderon, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Jam kundër modelit të emërimit nga kryetari i partisë, sepse e gjykoj si një model të dështuar dhe korruptiv. Në ndryshim nga Veliaj, ecuria ime në politikë është vetëm nëpërmjet garës dhe votës së lirë.

Jam zgjedhur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike me votën e anëtarësisë, në një garë serioze, të paprecedent, të fortë, të vërtetë, me debat publik, dhe program real. Unë e njoh dhe e pranoj verdiktin e votës së lirë, si kur fitoj ashtu dhe kur humbas. Nuk i bëj kurrë bisht garave dhe përballjes, sado e fortë të jetë ajo.

Do të doja të ndodhte kështu edhe në kampin kundërshtar, që kandidati i opozitës të kishte përballë një socialist të vërtetë, të ndershëm, të votuar nga socialistët dhe jo i emëruar personalisht nga Edi Rama dhe mafia e plehrave. Kjo vetëm të mira do t’i sillte garës dhe politikës shqiptare”, tha Këlliçi në daljen e tij të zyrtarizimit të kandidaturës nga selia blu.

DALLIMI MES TIJ DHE VELIAJT

Pasi kërkoi mbështetjen e demokratëve në primare për të kandiduar përballë kandidatit të PS-së në zgjedhjet vendore të 2023, deputeti demokrat renditi disa nga arsyet që e kishin shtyrë që të kërkonte besën e shqiptarëve nga e gjithë Shqipëria që kanë ardhur e jetojnë në kryeqytet.

Sipas tij, Tirana ka nevojë emergjente për ndryshim pasi kryebashkiaku aktual ka shfrytëzuar detyrën për t’u pasuruar. “Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Unë besoj se Bashkia Tiranë është shfrytëzuar për shumë vite nga Erion Veliaj, për pasurim të jashtëligjshëm me taksat e qytetarëve, gjobat, tenderët, lejet për ndërtim dhe inceneratorin.

Veliaj e ka shfrytëzuar detyrën e kryebashkiakut të Tiranës për të blerë mbështetje politike brenda Partisë Socialiste. Në dy mandate, ai ia ka dalë që, me anë të propagandës dhe kontrollit të medias, të na imponojë një pamje false të qytetit.

Me instalimin e modelit “puna diçka, dukja gjithçka”, Veliaj e ka dëmtuar rëndë qytetin. Tirana mund të rregullohet, dhe bashkia mund të shërbejë, edhe pa vjedhur.

Ky është një model për të cilin qytetarët dhe politikanët, duhet më në fund të ndërgjegjësohen. Tirana sot nuk ngjason me asnjë kryeqytet në Bashkimin Europian dhe as vendet fqinje. Ajo bëhet çdo ditë e më shumë e pajetueshme: më e shtrenjtë, më kaotike, më e ndotur, pa transport alternativ dhe hapësira për parkim dhe gjelbërim.

Në 8 vite, Tirana humbi trashëgiminë e saj historike qindravjeçare, për shkak të miliona metrave katrorë leje ndërtimi, që Erion Veliaj dha babëzisht, pa kriter, vetëm për interesin e tij personal dhe të mafies së betonit, që është sot paradhoma dhe vendimmarrja okulte e punëve publike të Bashkisë.

Veliaj kërkon ta shfrytëzojë sërish këtë pushtet të madh, atij i duhet bashkia për një mandat të tretë, që të ketë rastin që këtë abuzim, këtë model, këtë përvojë të përfitimit e vjedhjes, ta rrisë edhe më shumë. Ky model, të dashur miq, duhet të bjerë. Nuk e meritojnë qytetarët e Tiranës eksperimentin më të keq të Rilindjes”, tha Këlliçi.

Ndërsa akuzoi kryebashkiakun Veliaj se ka diskriminuar të rinjtë dhe studentët që i japin sipas tij një gjallëri qytetit. “Tirana është shtëpi e dytë për studentët nga e gjithë Shqipëria.

Nuk meritojnë mijëra të rinj e të reja të cilësohen nga kryebashkiaku si ‘njerëz pa rrënjë, që nuk do kthehen aty nga kanë ardhur’. Nuk meritojnë studentët të diskriminohen nga kryebashkiaku vetëm pse një pjesë e tyre qëndrojnë në konvikte, e t’u thuhet se një qytetar dallon nga një konviktor, pasi sipas Erionit, konviktori është këtu vetëm të hajë, të pijë e të kryejë nevojat personale.

Studentët i japin gjallëri qytetit, ekonomisë dhe jetës shoqërore. Paguajnë miliona euro qira në Tiranë. Sa turp që Tirana përfundoi në duart e një individi të tillë!

Sa fyerje për inteligjencën shqiptare të ketë një kryebashkiak që, sa herë hap gojën gënjen, që sa herë firmos vjedh, që edhe fotografitë i ka të sajuara, me kulla që i sheh gjithë Tirana, por vetëm në fotot e tij zhduken”, vijoi Këlliçi duke u zotuar se nëse ai do të vij në krye të Bashkisë së Tiranës, bashkia do të jetë e të gjithë qytetarëve pa dallim partie apo krahine.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *