Dalin pamjet e sulmit në supermarket, momente tmerri mes njerëzve në Itali

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pamjet e publikuara nga mediet në Itali tregojnë momentet pak pas ngjarjes së rëndë që tronditi një ditë më parë Italinë, kur një person hyri në një supermarket pranë Milanos e nisi të qëllonte me thikë njerëzit e ndodhur aty.

Një punonjës i marketit humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën: mes tyre, edhe futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili u qëllua në shpinë. Plaga e tij, nga mësohet prej shtypit vendas, është mjaft e thellë. Futbollisti është nën kujdesin e mjekëve në spital.

Agresori u identifikua si Andrea Tombolini, 46 vjec, person me proboleme të rënda psiqike. Prej një viti merrte mjekime të forta pas një krizë të rëndë depresioni. Nuk ka hyrë i armatosur, por thejsht ka rrëmbyer një thikë nga raftet e marketit dhe ka nisur të qëllojë ata që i dolën përpara rastësisht. Hetuesit e përjashtuan menjëherë pistën e një akti terrorist. Hipoteza kryesore deri tani është që sulmuesi ka vepruar aty për aty, pas një krize psiqike të momentit.

Kur u dërgua në komisariat, 46-vjeçari mësohet se ka përdorur disa fjali pa kuptim, ndërsa e gjithë gjendja e mendore duket mjaft e trazuar. Tombolini është mjekuar për plagët që i kishte bërë vetes në fytyrë; sipas dëshmitarëve burri kishte goditur veten me grushte. Aktualisht, është shtruar ne një spital të zonës në repartin e psikiatrisë, e akuzohet për vrasje dhe tentative të shumëfishta ndaj jetës.

Agresori i ndalua nga ish futbollisti i Interit, Massimo Tarantino, pa ndërhyrjen e të cilit ndoshta, bilanci i kësaj tragjedie mund të kishte qenë edhe më i rëndë. Viktima e ngjarjes Luis Fernando Ruggieri, si për ironi, kishte të njëjtën moshë me agresorin, 46 vjeç, e ishte i punësuar i supermarketit dhe me origjine boliviane.

Pamjet e publikuara nga mediat në Itali tregojnë momentet pak pas ngjarjes së rëndë që tronditi një ditë më parë Italinë, kur një person hyri në një supermarket pranë Milanos e nisi të qëllonte me thikë njerëzit e ndodhur aty. Një punonjës i marketit humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën: mes tyre, edhe futbollisti spanjoll Pablo Mari, i cili u qëllua në shpinë. Plaga e tij, nga mësohet prej shtypit vendas, është mjaft e thellë. Futbollisti është nën kujdesin e mjekëve në spital.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *