Vrasja e Santiago Malkos/ Lot dhe debate të ashpra në gjykatë, nëna e viktimës shpërthen: Maskara, më vrave djalin!

Jil
Jil
3 Min Read

Seanca në gjykatën e posaçme për vrasjen e ish-policit Santiago Malko kundrejt të dyshuarëve Ilir Selmani dhe Elvis Gaci ka sjellë debate të forta dhe lot nga familjarët e viktimës pasi në të u përfshi edhe i dënuari me 25 vite përkëtë ngjarje Blendi Teta.

Në sallë ishin të pranishëm mamaja dhe motra e 28 vjeçarit Malko. Bukurie Malko iu drejtua Tetës me fjalët “maskara më vrave djalin”, situata u tensionua dhe u desh nderhyrja e gjyqtares Atalanta Zeqiri për të qetësuar situatën.

Pas legjitimimit të palëve, Blendit Teta theksoi para gjykatës se “nuk dëshiroj që të japë deklarime u qëndron atyre thënieve që kam dhënë në 19.7.2021 kur ka folur para gjykatës në procesin tim.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nuk dua që deklarimet të lexohen pa pranin e avokatit tim, sepse nuk duhet të merren për bazë ato deklarime të dhënë në drejtorin e policisë Tiranë sepse i kanë bërë siç u deshi qejfi.

Po ashtu kam një kërkesë të merret në mbrojte gruaja ime dhe fëmijët e mi sepse janë kërcënuar vazhdimisht dhe po kërcënohen nga zonja dhe banda mbara saj”.

Kjo fjali e thënë nga Blendi Teta ka bërë që motra e Santiago Malkos të shpërthente në lot duke i kërkuar llogari se fëmijët e vëllait të saj të vdekur se ku ishin, ajo u ngrit në këmbë duke bërtit dhe fyer Tetën çka bëri që policia e burgjeve ta nxirrte me forcë nga salla e gjyqit në mënyrë që të vijonte seanca normalisht. Prokuroria kërkoi që të lexohen deklarimet e dhëna në fazën paraprake por kërkesa u kundërshtua nga mbrojta e Ilir Selmanit.

Trupa gjykuese u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi dhe vendosi të pranonte Kërkesën e Blendit Tetës për tu larguar nga salla e gjyqit dhe të rrëzonte kërkesën e prokurorit për të lexuar thëniet e Blendi Tetës.

Ilir Selamani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërkohë që prokuroria kërkon në seancën e radhës që të merren deklarimet e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *