Kujtuan se rrëmbyen shqiptarin dhe torturuan personin e gabuar / Burg për 3 persona në Britaninë e Madhe

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tre persona që tentuan të rrëmbejnë një shqiptar, janë dënuar me burg pasi sulmuan dhe rrëmbyen një njeri të pafajshëm.

Sipas mediave britanike, tre personat e identifikuar si Faisal Fareed, Faizaan Fareed dhe Nicholas Shaw pikasin në një person dhe e futën në makinë, pasi mendonin se ishte një tregtar droge shqiptar.

Pavarësisht se e kuptuan se ai ishte njeriu i gabuar, burrat vazhduan ta kërcënonin viktimën duke e plagosur me thika në gjoks dhe këmbë.

Banditë u nisën drejt Blackburn pasi panë një makinë policie dhe vendosën ta linin aty, duke mos u kujdesur nëse ai vdiste. Por ka qenë i plagosuri ai që ka ngritur alarmin dhe i është dhënë ndihma e parë nga efektivët e policisë përpara se të dërgohej në spital për mjekim.

Ai u trajtua për 14 plagë me thikë dhe një mushkëri të dëmtuar. DC Rachel Norris, nga Policia e Blackburn, tha:

Pavarësisht se ai ishte në një gjendje të rëndë, kishte gjakderdhje të madhe, si dhe duke ditur se kishin marrë njeriun e gabuar, sulmuesit vazhduan të përdornin thikat e tyre.

Pas ngjarjes që ndodhi në qershor, Policia nisi menjëherë hetimet dhe për pasojë vuri në pranga tre personat në fjalë. Kështu që 23-vjeçari Fareed u dënua me 11 vite burg, 26-vjeçari tjetër Faizaan Fareed me 10 vite burg, ndërsa 45-vjeçari Shaë me 6 vite burg.

Scroll to Top