JiL.al - Jeto i Lumtur

Greqia na merr punëtorët/ Paguhen më shumë se në Shqipëri për të njëjtën punë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhjetëra shqiptarë çdo ditë largohen nga Shqipëria për të punuar në Greqi. 

Vendi fqinjë prej vitesh tërheq mijëra punëtorë sezonale që punësohen në sektorin e bujqësisë apo ndërtimit, pasi në Shqipëri ka pak punë dhe pagesa të ulëta.

Sezoni i ullirit është një prej mundësive që u ofrohet shqiptarëve për punë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Janë kryesisht burrat ata që ikin ndërsa lënë familjet e tyre këtu dhe me të ardhurat që nxjerrin nga puna e krahut në shtetin grek përballojnë jetesën.

Një punëtor mesatarisht paguhet 35 euro në ditë, një pjesë të të cilave e shpenzon për jetesën e tij në vendin fqinj ndërsa kursimet shkojnë për familjen.

“Nga skamja ikim, nga e mira? Ullinj do të shkoj te mbledh me 35 euro”- thotë një emigrant.

“Atje vlerësohet puna, këtu në Shqipëri nuk të vlerësohet”- thotë një tjetër emigrant shqiptar që punon në Greqi.

Tregu vendas i punës kohet e fundit po e ndien edhe më tepër mungesën e punëtorëve por pagesat më të kënaqshme dhe kushtet më të mira që u ofrohen në vendin fqinjë janë të pamundura për punëdhënësit shqiptarë.

Greqia po kërkon punëtorë sezonalë nga Shqipëria për të përballuar mbledhjen e prodhimeve bujqësore të vjeshtës.
Sipas Zërit të Amerikës, afrimi i sezonit të vjeljes ka rritur sfidat për fermerët që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat greke.

Një faktor tjetër që ka ndikuar këtë vit, sipas ekspertëve grekë, është edhe largimi i fuqisë punëtore ekzistuese në vendet e tjera, kryesisht të veriut të Europës apo Britanisë se Madhe.
Kërkesat më të larta për punëtorë janë në zonën e Verias dhe Imathias, ku çdo vit punësohen qindra shqiptarë.

Scroll to Top