Hakerat iranianë publikojnë databazën e makinave të qytetarëve shqiptarë

Jil
Jil
1 Min Read

nformacionet dhe databaza për automjetet e shqiptarëve, të marra nga sistemet kompjuterike të institucioneve, janë publikuar nga faqja “Homeland Justice”.

Në databazën e publikuar në Telegram është lista e automjeteve të shqiptarëve, shasia e makinës, lloji, targa dhe identiteti i qytetarëve që i kanë në pronësi dhe njësinë ku ata banojnë.

Në dokument janë bërë të ditura, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi.

Para tre ditësh, hakerat iranianë nxorën të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama si dhe udhëtimet e tij jashtë vendit që janë regjistruar në sistemin TIMS.

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

Sulmi kibernetik shkatërrues kundër dhjetëra faqeve zyrtare dhe të shërbimeve te shtetit shqiptar, duke i bërë ato jofunksionale për shumë kohë ka nisur ne vitin 2021 dhe ka vijuar per 14 muaj.

Gjate kesaj kohe hakerat kane pasur akses ne databaze dhe kane fshire rreth 10 per qind te materialeve. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *